Një ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen numër 12 të qytetit të Durrësit për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi mes dy personave.
Mësohet se policia ka prangosur Dorian Hasa 30 vjeç, i cili tentoi të vrasë më armë zjarri 26 vjeçarin R.P pas një konflikti për motive të dobëta.
Ky i fundit e kishte goditur Dorian Hasën me grushta dhe me sende të forta në fytyrë.
“Hasa ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit R.P. , i cili është shmangur duke u larguar me vrap nëpër rrugicat e lagjes. Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe armën e krimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm, model 54.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim”mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake.
/Shqiptarja.com