Durrës, Iu gjet 447 gr heroinë
arrestohet pas 1 muaji 48-vjeçari

DURRËS- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim prej një muaji është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi dyshohet si posedues i 447.5 gramë heroinë.
 
Bashkim Keçi 48 vjeç, banues në Shijak, un arrestua ditën e sotme ndërsa më 10 gushtë gjatë një kontrolli në shtëpinë  e tij policia gjeti:
 
• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;
 
• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;
 
• një thikë me gjatësi 27 cm dhe
 
• 124 copë fishekë model 56.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës.
 
Specialistët e Seksionit për Narkotikët ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim.
 
Në vijim të operacionit “Mbrëmja”finalizuar më datë 10.08.2017, pas një ndjekje për rreth 1 muaj kapet autori I dyshuar.
 
Në bazë të këtij operacioni u sekuestruan Heroinë, peshore elektronike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë.
 
 
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 11.08.2017, ku Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin e koduar”Mbrëmja”, pas një ndjekje për rreh një muaj, Specialistët kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, konkretisht shtetasin:
 
• Bashkim Keçi 48 vjeç, banues në Shijak.
 
Keçi u ndalua, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës me shkresën Nr.2578, datë 25.09.2017 ka nxjerrë Urdhërin e Ndalimit pasi dyshohet për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”dhe”Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 283/1, 278/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.
 
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
 
Më datë 10.08.2017, në bazë të informacioneve të marra na rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkoitkëve në banesën e shtetasit Bashkim Keçi në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
 
• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;
 
• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;
 
• një thikë me gjatësi 27 cm dhe
 
• 124 copë fishekë model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve