Dy persona të kërkuar janë kapur nga strukturat policore të Portit të Durrësit gjatë ditës së sotme, njëri prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar për një sërë veprash penale të krimit të organizuar.
Në orën 13.00 u bë arrestimi i shtetasit Franko Murja, 26 vjec, banues në Laprakë Tiranë.
Shtetasi në fjalë, pas verifikimit të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare në kohën kur po hynte në territorin shqiptar rreth orës 10.30, rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences në Itali ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar për një sërë veprash penale si ”Trafikim i lëndeve narkotike”, “Shfrytëzim prostitucioni”, ”Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Emigracion i paligjshem”.
Policia nëpërmjet një komunikate për shtyp nënvizon se “nga ana jone u bë arrestimi i ketij shtetasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pasaporta e tij biometrike si dhe u kryen veprime të tjera proceduriale”.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, pak orë më pas, shërbimet e Policisë Kufitare evidentuan në hyrje një tjetër person të kërkuar, shtetasin Artor Tahiri, 41 vjec, banues ne Shijak.
Ky shtetas eshte shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal datë date 27.04.2012 e ka denuar me 15 muaj e 21 dite burgim per veprën penale të falsifikimit.
Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës po vijon kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale ndaj tij dhe materialet do t’i përcillën për ndjekje Prokurorisë së Rrethit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com