DURRES- Policia kufitare e Durrësit ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 180 mijë eurosh dhe 20 mijë paundsh të padeklaruara ndërsa ka nisur procedimin penal për dy persona.
Duke ju referuar aksionit të dy ditëve të fundit policia thotë se po ndjek në gjendje të lirë shtetasin me inicialet Xh.B., lindur në Peje të Kosovës dhe banues në Laprakë të Tiranës. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin në pronësi të tij, tip Mercedes Benz i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartmonedhash të prerjeve 5, 10 dhe 20 €. Nga numërimi i tyre rezultoi shuma prej rreth 170.000 €, të cilat nuk janë deklaruar prej tij.
E njëjta pikë kufitare ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasit me inicialet J.Dh., lindur e banues në Kukes. Këtij shtetasi, në kohën kur po kthehej nga Italia me një nga tragetet e linjës Bari-Durres, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin e tij furgon iu gjetën të fshehura mes bagazheve personale një sasi vlere monetare prej rreth 10.000 Euro dhe 20.000 Paund.
Edhe në këtë rast paratë nuk ishin deklaruar ndërsa policia ka bërë sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com