DURRËS - Arrestohet në flagrancë teksa i shpërndante disa doza një përdoruesi dhe nga kontrolli në banesë i gjenden 120 gr heroinë. Elvis Mona, 31-vjeçari nga Durrësi është kapur nga seksioni kundër narko-trafikut në Policinë e qytetin bregdetar pasi prej kohësh ishte nën vëzhgimin e tyre për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Sipas burimeve nga policia, 31-vjeçari është arrestuar dhe dënuar disa herë për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Kapja e fundit e cila u realizua pas përfundimit të hetimeve me metoda speciale, zbuloi se Elvis Mona shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në zona të ndryshme të qytetit të Durrësit, banori i të cilit ishte dhe vetë. 

Nga kontrolli në banesë, përveç sasisë prej 120 gramë heroinë iu gjetën dhe 5 gram cannabiss sattiva. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua një automjet tip “Fiat Punto” me targë AA 023 FL si dhe dy telefona celularë.

arrestimi

Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)