DURRËS - Mbillen 1400 fidanë në mjediset e universitetit Aleksandër Moisiu, ku merr pjesë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka.
Pas inspektimit Ministri i Mjedisit mbolli fidanin e parë, duke shënuar kështu simbolikisht nga Durrësi hapjen e sezonit të pyllëzimit, i cili do të zgjasë deri në muajin mars të vitit 2014.
Në fjalën e tij ministri Koka apeloi të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë në çdo sipërfaqe të djerrë, për të kontribuar në të ardhmen e një jete të shëndetshme.
«Më vjen mirë që studentët prej sot do të kenë një mjedis të gjelbëruar, duke shijuar jo vetëm ambjentet e brendshme, por edhe të jashtme të universitetit", tha ministri Koka.
Pyllëzimet, siç bëri të ditur ministri, do të vijojnë të shtunën në Lezhë e më pas në Elbasan. "Vendi ynë ka një raport shumë të zhdrejtë shfrytëzimi dhe pyllëzimi ndaj është detyra jonë e përbashkët që të ruajmë natyrën", tha Koka.
Ai i bëri thirrje ndërgjegjes së qytetarëve, që të japin kontributin personal duke mbjellë nga një pemë dhe të ndihmojë në ruajtjen e mjedisit.
Ministri nuk la pa përmendur edhe projektin për gjelbrimin e kodrës së Vilës në Durrës, që njihet si një zonë e shkatërruar nga erozioni, por që sipas Kokës kjo zonë pritet të kthehet në një park atraktiv për qytetarët e Durrësit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com