Një urdhër i mbërritur gjatë ditëve të fundit nga Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka vënë në lëvizje Autoritetin Portual të Durrësit. Urdhërohej largimi i skafeve, gomoneve dhe jahteve nga porti i ri i peshkimit.
Ndonëse ky port nuk plotëson kushtet teknike si dhe nuk ka kapacitetin e nevojshëm për të strehuar flotën e peshkimit, ai teknikisht është boshatisur për ti lënë vendin peshkarexhave.
Por në fakt, një urdhër i tillë u mor fill pas ardhjes nga Italia të përgjimeve për trafikun e drogës i cili është realizuar me anë të mjeteve detare, skafe dhe gomone.
Pronarët e disa dhjetëra mjeteve lundruese të ankoruar në këtë port prej vitesh,morën urdhër në fundjavë që të largoheshin nga porti i Durrësit.
Gomonet dhe skafet u transportuan kryesisht me rrugë tokësore duke u vendosur nëpër karrela e duke u tërhequr nga automjete të fuqishme, ndërsa jahtet lundruan në jug të vendit dhe një pjesë tjetër në drejtim të porteve malazeze ku edhe do të dimërojnë.
/Shqiptarja.com

Gjithëçka është regjistruar nga policia kufitare, bëjnë me dije burime konfidenciale nga Autoriteti Portual Durrës.
Në këtë port janë investuar 11 milion $, në mënyrë që flota e peshkimit të largohej nga rreziku i trageteve, gjë që nuk është realizuar.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com