DURRES - Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

Makina me targa DR 8626 E që drejtohej nga 29-vjeçari Alfred Doku ka dalë nga rruga në lagjen nr.18 të qytetit bregdetar.

Doku është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit por ka humbur jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra gjatë përplasjes me makinë.

Policia e Durrës e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes po kryen ekspertizat e mëtejshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sipas korrespondentit të A1 Report Artur Korriku dyshohet se shkak i aksidentit që i mori jetën 29-vjeçarit Doku të ketë qenë shpejtësia e lartë e drejtimit të mjetit.

(eç/shqiptarja.com)