DURRES - Një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Ura e Dajlanit-Plepa, ku makina ka përplasur kalimtaren identiteti i së cilëes nuk dihet.

Si pasojë e përplasjes, kalimtarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)