Policia dhe peshkatarët e zonës si dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të personit i cili rezulton i zhdukur. Mësohet se 53-vjeçari kishte ardhur për të kaluar fundjavën tek disa të afërm të tij në zonën ku dhe ka gjetur mbytjen.
Sipas hetimeve, ai kishte hyrë për t’u larë në det, nga nuk ka mundur të dalë më. Dyshimet e para janë se mund te ketë pësuar ndonjë atak kardiak kur ka hyrë në ujë nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave. Por edhe se mund te ketë mbetur në ndonjë zonë me llum pasi grykëderdhja e lumit Erzen është shume afër dhe në sezone shirash shume zona të këtyre plazheve periferike mbushen me llumra të sjella dhe personat që vijnë nga zona të ndryshme nuk i njohin të tilla “kurthe” të këtij bregu.
(ma.br/shqiptarja.com)