Banorët e Durrësit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë orëve të para të mënjgjesit, deri më datë 20 dhjetor.

Kjo pasi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur remontin e fidrave në Durrës.

OSHEE ka lajmëruar se ndërprerje të energjisë elektrike, për çdo ditë deri në datën 20 dhjetor.

Mësohet se energjia do të ndërpritet prej ditës së sotme në 9 zona të Durrësit, nga ora 02:00 deri në orën 05:30. OSHEE bën të ditur se pa energji do të jenë banorët në shëtitoren “Taulantia”, Bulevardin Epidamn, e deri tek Vila e Zogut.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)