DURRËS - Prej motit të keq të ditës së sotme kanë mbetur pa energji elektrike disa zona bregdetare në Durrës si: Mali i Robit, Golem dhe Qerret.
 
Këtë bën të ditur CEZ Shpërndarje, duke shtuar se kjo ka ardhur prej dëmtimit të disa fiderave dhe se grupet e punës po punojnë për riparimin e dëmeve.
 
Prej motit të keq ka ndërprerje të energjisë edhe në disa fshatra në Vlorë, por edhe brenda në qytet.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)