DURRES- Një 41 vjecar ka plagosur me thikë një shtetas, ndërsa në momentin e arrestimit ka goditur në detyrë punonjësin e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku 41-vjecari Adriatik Lala ka plagosur për motive të dobëta një shtetas me inicialet E.H, 34 vjec, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.

Konflikti ka ndodhur ditën e djeshme në afërsi të tregut të fruta-perimeve në lagjen 12 në qytetin e Durrësit. Menjëherë kanë ndërhyrë uniformat blu të qytetit bregdetar për të bërë shoqërimin e 41-vjecarit, por në këtë moment ai ka goditur në detyrë punonjësin e policisë së shtetit me inicialet A.V. Ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes së mbetur në tentativë dhe goditjes për shkak të detyrës”. 

(jd/shqiptarja.com)