Zonat në fjalë për shkak të terrenit nuk kanë pasur furnizim të rregullt me ujë dhe për këtë arsye investimi që po realizohet zgjidh përfundimisht problemin e këtyre zonave.
Banorët shprehen se prej kohësh kanë pasur probleme me ujin e pijshëm dhe shtojnë se ky investim është ai që kanë kërkuar prej kohësh. Ata detyroheshin të furnizoheshin me ujë disa qindra metra larg banesave të tyre.
Inxhinieri i degës teknike në ujësjellësin e Durrësit Gerald Dautaj shprehet se investimi do të jetë për një zonë me shtrirje të madhe, ndërkohë që më parë këta banorë i kanë pasur pikat e furnizimit me ujë shumë larg dhe shpesh nuk furnizoheshin me ujë të pijshëm.
Investimi në fjalë po kryhet me fondet e ndërmarrjres së ujësjellësit dhe pas përfundimit të tij një investim i ngjashëm pritet të realizohet edhe në kodrën e Rrashbullit.
Redaksia Online