Durrës, rritja e çmimit të ujit, UKD:
Arsyet pse duhet të rriten tarifat

Durrës, rritja e çmimit të ujit, UKD:<br />Arsyet pse duhet të rriten tarifat
DURRES- Ujësjellës Kanalizime Durrës ka reaguar lidhur me kërkesën për rritjen e çmimit të ujit dhe të tarifës së shërbimit.
 
Sipas UKD -së për rritjen e tarifave është ajo që ka kërkuar edhe vitin e kaluar, pra rritje të çmimit të ujit në masën 70 lek për metër kub, largimin e ujërave të zeza në 50 lekë për metër kub dhe tarifën e shërbimit në 150 lekë.
 
“Çmimi i ujit kërkohet të rritet në masën 15% për kategorinë e abonentëve familjare. Aktualisht konsumatorët familjare e paguajnë ujin e pijshëm me 61 lek një metër kub, ndërsa ujërat e zeza me 37 lekë për metër kub, tarifa e shërbimit është 120 lekë. Ujësjellës Kanalizime Durrës ka përmirësuar treguesit financiarë në vitet 2014 dhe 2015, por ende mbulimi i kostove nuk realizohet në masën 100 për qind, i cili është kusht nga Banka Botërore që të mund të përballohet kredia e projektit që po realizohet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për qytetin e Durrësit”, thuhet në reagimin e UKD-së.
 
Aktualisht të ardhurat nga shitja sipas ujësjellësit mbulojnë më pas se 70 për qind të kostove operative, ndërkohë që Banka Botërore kërkon mbulimin e tyre në masën 100 për qind që të mund të paguhen pa probleme këstet e kredisë.
 
Gjithashtu UKD- thekson se specifika e ujësjellësit aktual dihet, pasi ka një vendburim prej 45 km larg qytetit dhe ardhja e ujit nga vendburimi deri në destinacion ka kosto të madhe të shpenzimit të energjisë elektrike.
 
“Rreth 50 për qind e kostos totale shkon për energjinë elektrike, e cila do të shtohet edhe me 10 për qind më shumë në momentin që do të vihet në punë stacioni i ri i pompimit në projektin e ri. Nga ana tjetër, rritja e çmimit të energjisë elektrike ka bërë që kostoja e saj të rritet me 27 për qind krahasuar me koston totale të vitit 2014, vit kur çmimi i energjisë nuk ishte rritur. Këto janë arsyet që është  kërkuar rritja e tarifave në nivelin prej 70 lek për metër kub ujë”, deklaron UKD.
 
Gjithsesi vendimi përfundimtar pritet të merret nga Enti Rregullator i Ujit nëse do të rritet apo jo çmimi i ujit, pasi kërkesa e dorëzuar në këshillin bashkiak është thjesht dhënie opinioni.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite: Morëm kontrollin e kalimit në Rafah, 20 militantë të Hamasit të vrarë

Lufta në Gaza/ Ushtria izraelite: Morëm kontrollin e kalimit në Rafah, 20 militantë të Hamasit të vrarë