DURRES - Rreth 200 kilogramë lëndë narkotike, e llojit Cannabis Sativa është sekuestruar pasditen e sotme në portin e qytetit të Durrësit, në kamionin me targa të kokës TR 4791 D dhe targa të trajlerit ABR 623.
Sipas të dhënave të para mësohet se lënda narkotike është sekuestruar në një trajler, që do të imbarkohej në tragetin e linjës Bari-Ankona që do të nisej në orën 19:00 nga porti i Durrësit.
Droga është sekuestruar në momentin që trajleri do të kalonte në pikën e kontrollit kufitar të antidrogës dhe kishte si destinacion Italinë.
Mësohet se policia ka ndaluar shoferin e trajlerit, ndërkohë që shërbimet e policisë kufitare të antidrogës vijojnë kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com