DURRËS- Një konflikt i çastit mes 4 personave në qytetin e Durrësit, për pak sa nuk ka degraduar në krim.Dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të godasin me kaçavidë për ti vrarë dy të tjerë të cilët fatmirësisht i kanë shpëtuar goditjeve.

Në prangat e Policisë së Durrësit kanë rënë Edison Bakenaçi 40 vjeç,banues në Shijak dhe Alfred Bakenaçi 36 vjeç,banues në Shijak ndërkohë të plagosur janë M.Sh. 36 vjeç, i cili ka marë goditje në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Sh.Sh. 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)