Durrës, shkolla përmbytet nga
ujërat e zeza nxënësit protestojnë

Durrës, shkolla përmbytet nga <br />ujërat e zeza nxënësit protestojnë
DURRES - Nxënës dhe prindër të shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Durrësit kanë protestuar duke kërkuar që të kenë një shkollë me kushte normale. Prej disa kohësh oborri dhe kati i parë i kësaj shkolle qëndron i përmbytur nga ujërat e zeza ndaj nxënësit rrezikohen nga infeksionet.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako lidhur me këtë problem është shprehur se situata është vërtet jo normale në këtë shkollë dhe se po merren masat.

”Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Bankën Botërore ka investuar ndërtimin e një shkollë të re në atë territor, ndërsa shkolla e vjetër për arsye të numrit të madh të nxënësve vazhdon funksionimin. Gjendja nuk po them se është normale, por duhen bërë investime për të rregulluar ato ambiente të shkollës”, u shpreh Dako.

Prej katër ditësh kësaj shkolle i është vënë dryni nga Drejtoria e Higjienës në Durrës pasi nuk plotëson kushtet higjieno-sanitare dhe fëmijët nuk kanë se ku të zhvillojnë orët e mësimit.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë

Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë