Durrës, shpërndante në plazh
kokainë, arrestohet me 5 qese

Durrës, shpërndante në plazh<br />kokainë, arrestohet me 5 qese
DURRËS -  Një shpërndarës lëndësh narkotike është arrestuar në flagrancë në zonën e plazhit nga Struktura Kundër Narkotikëve në Durrës.
 
Sipas policisë, në orën 03.00 të datës 26 korrik u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Paris Shuli, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilit gjatë një kontrolli të nismuar nga punonjësit e policisë iu gjetën me vete 5 qese me substancë, që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit Kokainë.
 
Materialet hetimore, të përpiluara lidhur me rastin, për veprën penale "prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Durrës për ndjekje të mëtejshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet