DURRES - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në Durrës ku inspektoi stacionin e policisë kufitare në port. Në fjalën e tij ministri Tahiri tha se “është detyra jonë të vlerësojmë standardet në pikat kufitare të policisë”, ndërsa shtoi se këto vizita do të shtohen.
 
Tahiri theksoi se shërbimi në stacionet e policisë kufitare duhet të jetë korrekt, ndërsa e vlerësoi me standard të lartë pikën kufitare të Durrësit.
 
Në këtë kuadër ministri i brendshëm shprehu angazhimin për ofrimin e një standardi sa më të sigurtë, duke e vënë theksin kryesor në luftën kundër trafikantëve.  
 
Inspektimi i ministrit Tahiri vjen një ditë pas bllokimit të anijes me 47 ton cigare kontrabandë në portin e Durrësit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)