DURRES - Policia Kufitare e Portit Durrës ka bërë me dije se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një shtetas shqiptar, pasi tentoi të kalonte kufirin ilegalisht duke përdorur dokumenta të falsifikuara.

G.R., 20 vjeç dhe me banues në Mamurras të Laçit është kapur në flagrancë nga autoritetet portuale, rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, ndërsa po tentonte të kalonte kufirin, drejt Italisë, i pajisur me dokumenta false.

Nga ana e Policise Kufitare ne Terminalin e Perpunimit te Pasagjereve të Portit të Durresit, të riut nga Mamurrasi i’u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pasaportë bullgare dhe një kartë identiteti në emër të një tjetër shtetasi. Këto të fundit 20-vjeçari G.R tentoi t’i përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë fizike me titullarin e vërtetë të tyre, shtetasin J.S.

Materialet iu kaluan Prokurorisë Rrethit Durrës per veprën penale “Falsifikim i leternjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe ”Falsifikimi i dokumentave”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)