DURRES - Pronari i një hoteli në Golem, Arben Drazhi, u arrestua nga forcat e policisë pasi mbrëmjen e djeshme pas një konflikti në ambientet biznesit të tij ka tentuar të vrasë më armë zjarri një 21-vjeçar.
Drazhi është konfliktuar më të riun me iniciale A.B nga Shënvlashi dhe shokët e këtij të fundit për motive ende të pazbardhura.
Pas kësaj pronari i hotelit ka qëlluar me pistoletë në drejtim të 21-vjecarit, por plumbat nuk e kanë prekur këtë të fundit.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka bërë arrestimin e Arben Drazhit dhe shpalljen në kërkim të 21-vjeçarit me inicilae A.B
Nën cilësinë e provës materiale u sekuestrua pistoleta dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com