DURRËS- Ullinjtë më të vjetër në vendin tonë ndodhen në disa nga fshatrat e Shqipërisë së mesme dhe mosha e tyre mund të jetë mijëvjeçare. Prof. Enver Isufi, drejtor i Institutit të Bujqësisë BIO, tha për ATSH-në se "në kodrat rrëzë malit të Dajtit, në Petrelë dhe në qafën e Tujanit ndodhen disa nga ullinjtë më të hershëm të Shqipërisë. Në përgjithësi zona nga Petrela, deri në Krujë është e mbushur me ullinj të vjetër, të cilët mund të shpallen lehtësisht monumente natyrorë, të vizitueshëm nga turistë vendas dhe të huaj", tha Isufi.
Ullinjtë që ndodhen në fshatin Linzë kanë një pamje shumë të bukur dhe në zgavrën e tyre ka vend për të luajtur apo për tu fshehur. Tre ullinj të tjerë, mjaft të motshëm, ndodhen edhe në afërsi të kalasë së Petrelës dhe mund të shihen edhe nga kulla e saj-vijon prof. Enver Isufi.
Sipas specialistit të Bujqësisë, përcaktimi i moshës së ulinjve nuk është i thjeshtë dhe ai mund të bëhet vetëm në laboratorë të profilizuar, por mosha e ulinjve që janë marrë në studim disa herë i kalon 1 mijë vjet.
Vendi ynë ka një traditë shumë të mirë në kultivimin e ullinjve, të dokumentuar të paktën që nga koha e Skenderbeut. Në kushtet e mbjelljes masive të fidaneve të rinj që subvencionohen nga shteti, kujdesi dhe rivlerësimin i ullinjve qindravjeçarë përbën një tjetër nxitje për vazhdimësinë e kësaj tradite.
Prof. Isufi, disa vjet më parë ka botuar librin “Bisedë me ullirin”, i përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com