DURRES- Var veten në ballkonin e një banese ku jetontë me qera studenti i Universitetit të Durrësit 22 vjecari Avdulla Cenga. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22.00 në një banesë në sektorin e Plazhit “Teuta” në lagjen 13 në qytetin bregdetar. Policia e cila mbërriti në vendgjarje ka nisur hetimet për këtë rast tragjik.
Burimet e policisë në Durrës i thanë "shqiptarja.com" se 22 vjecari Cenga, student në vit të tretë Dega Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” nuk kishte probleme ekonomike ose frekuentimi me shkollën që mund ta conin në këtë vendim tragjik.
Madje ai po bënte përgatitje të regjistrohej në sistemin master.
Policia sheh të mundshme pistën e ndonjë grindje të castit me bashkëmoshatarët ose me të dashurën e tij.
Në momentin tragjik studenti gjendej vetëm në banesë. Ai jetonte në këtë banesë me qera me një bashkëmoshatarin e tij i cili u largua pak minuta para se ai të vetëvritej.
Shoku i viktimës tha në polici së kishte komunikuar me Avdullanë vetëm 5 minuta para se ai të dilte dhe gjithcka dukej normal në komunikimin e tij.
(ak/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com