Një 23-vjeçar është zhdukur prej disa ditësh pa lënë ansjë gjurmë dhe familjarët e tij të alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, i riu me iniciale Gj.M nga Xhafzotaj ka dalë nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Kallëzimin në polici e ka bërë babai i tij Z.M 48-vjeç ku ka thënë se prej ditësh nuk ka komunikuar fare me të birin.

Policia tashmë ka nisur punën për gjetjen e tij, duke e shpallur fillimisht atë person të zhdukur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)