DURRËS – Dy vetëvrasja janë sheënuar brenda pak orësh në qarkun e Durrësit. Dy persona të seksit mashkuall, i kanë dhënë fund jetës në apartamentet e tyre në harkun kohor të dy orëve. Ngjarjet kanë ndodhur në qytetin e Durrrësit dhe në SHIJAK

DURRËS
Burimet nga policia thanë për median se 50 vjeçari Enrik Lala u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në katin e pestë në një pallat pranë gjykatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 dhe mësohet se Lala është vetëqëlluar me automatik. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes duke dokumentuar provat dhe marrë në pyetje personat që kanë dijeni.

SHIJAK
Pak më herët një tjetër person është vetëvrarë, këtë herë në Shijak. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në fshatin Koxhas të Shijakut dhe 44 vjeçari Sazan Caka dyshohet se ka qëlluar veten me armë tip pistoletë duke i dhënë fund jtës. Familjarët e viktimës kanë qenë të parët që kanë rënë në kontakt me trupin e pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende mbeten të paqarta rrethanat dhe arsyet që kanë çuar 44 vjeçarin në këtë fund, ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e ngjarjes.

(aq/shqiptarja.com)