Durrësi pret Kampionatin Europian
të Peshëngritjes për të rinjtë

Durrësi pret Kampionatin Europian<br />të Peshëngritjes për të rinjtë<br>
Në Durrës po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rinj, në pallatin e sportit Ramazan Njala, i cili do të zgjasë deri më 21 tetor dhe do të marrin pjesë 500 sportistë nga gjithë Evropa.

Në ceremoninë e hapjes së këtij kompeticioni ditën e djeshme morën pjesë presidenti i federatës europiane të peshëngritjes Antonio Urso, kreu i FSHP Elez Gjoza si dhe personalitete të tjerë.

Presidenti i federatës europiane të peshëngritjes, Antonio Urso e konsideron një arritje të madhe për Shqipërinë organ9izimin e këtij kampionati.

“Janë krijuar të gjitha kushtet që në Shqiperi të organizohet nje eveniment i rangut botëror si në Durrës ashtu edhe në Tiranë”, u shpreh Urso.

Presidenti i FSHP Elez Gjoza në fjalën e tij theksoi faktin se Shqipëria do të bëjë maksimumin në europianin e të rinjve.

Gjoza deklaroi se federata e peshëngritjes me ndihmën e Bashkisë Durrës i kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij eventi të rëndësishëm dhe se përveç sportit ky event i shërben edhe qytetit të Durrësit në promovimin e tij turistik.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës