DURRES- Dhjetë familje që banonin në ish kabinat e plazhit në sekotrin Iliria në Durrës kanë mbetur në qiell të hapur pas vendimit të Përmbarimit për lirimin e truallit pronarit të vjetër.
Ka qenë një vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave sipas të cilit trualli mbi të cilin ishin ndërtuar këto kabina i përkiste disa pronareve, ndërkohë gjatë aksionit të pranishëm ishin edhe forca të shumta policie. Banorët e konsiderojnë të padrejtë këtë vendim që sipas tyre është marrë në mënyrë selective. Mes tyre nuk u shënuan konfrontime fizike, por vetëm përplasje verbale.
Në ditët në vijim do të lirohen edhe 17 kabina të tjera. Ne plazhin e Durresit jane 1200 ish kabina te cilat ne fillim te viteve '90 u zunë nga banorë të ndryshëm. Me përjashtim të këtij blloku kabinash, pjesa tjetër e tyre është në proces legalizimi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com