Durrës, 15 mijë lekë për provimin
e Kimisë, në pranga 2 pedagogë

Durrës, 15 mijë lekë për provimin<br />e Kimisë, në pranga 2 pedagogë
DURRËS - Dy pedagogë të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës dhe dy studentë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen se merrnin lekë për provimet e Kimisë, në shumën prej 15 mijë lekësh.

Burime nga Policia e Durrësit thanë se gjatë operacionit të koduar "Master", pas një hetimi prej 3 muajsh janë vënë në pranga sot:

Endri Sina, 32 vjeç, banues në Tiranë, i punësuar si pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durres, Fakulteti i Infermierisë.

Odeta Tota, 40 vjeçe, banuese në Tiranë, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Infermierisë.

Eralda Lika, 21 vjeçe, banuese në Kavajë, studente në Fakultetin e Infermerisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Merushe Buçeri, 39 vjeçe, banuese në Durrës, studente në Fakultetin e Infermierisë pranë Universitetit Aleksandër Moisiu Durrës.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë edhe për një tjetër student të Fakultetit të Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kanë favorizuar studentë të këtij fakulteti në provimet e detyrueshme, kundrejt përfitimeve  të paligjshme.

Përgjatë hetimeve u arrit të provohet me prova ligjore se për çdo provim pedagogët përfitonin si rryshfet nga çdo student shuma parash që shkonin deri në 15.000 lekë të rinj. Provimet e dhena me pas nga studentet e Infermierise korrigjoheshin nga vete studentet e akuzuar dhe vlerësimi bëhej në varësi  të shumës së dhënë rryshfet nga studenti.

Akuza ndaj tyre është ajo e "korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë hetimit prej 2 muajsh, policia ka mundur të zbulojë se duke përdorur si seksere dy studentet, pedagogët prej kohësh merrnin para nga studentët me qëllim kalimin e tyre në lëndën e kimisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës

Gabriel Escobar: Mungesa e mbështetjes së Kosovës për projekt propozimin evropian për Asociacionin, ka pamundësuar lobimin amerikan për proceset integruese të Kosovës