Durres- 16 kroçera me 5692 turistë në 2014, këtë vit më shumë anije turistike
DURRES, 14 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. – 16 kroçera me 5692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me aniejt e mëdha turistike të jetë më i lartë. Nga të dhënat e deritanishme, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar […]
DURRES, 14 shkurt /ATSH- G. Kabashi/. - 16 kroçera me 5692 turistë të huaj gjithsej kanë vizituar portin e Durrësit gjatë vitit 2014, ndërsa pritet që gjatë këtij viti numri i udhëtarëve me aniejt e mëdha turistike të jetë më i lartë.
Nga të dhënat e deritanishme, vetëm një nga agjencitë e specializuara ka programuar në periudhën maj-tetor të vitit 2015 mbërritjen e 8 kroçerave me gjatësi rreth 180 metra dhe me një numër të përgjithshëm prej mbi 8 mijë turistë.
Nga statistikat e APD mësohet se anijet e mëdha turistike kanë ardhur në Durrës kryesisht gjatë stinës së nxehtë, nga qershori deri në shtator, por nuk kanë munguar lundrimet edhe në ditët e para të janarit. Turistët që shfrytëzojnë kroçerat për të vizituar vendin tonë vijnë nga të gjitha kontinentet, por pjesa më e madhe e tyre janë nga SHBA dhe Britania. Prej disa vitesh Durrësi bën pjesë në turet më të rëndësishme mesdhetare dhe kroçerat tashmë ndalojnë në portet e Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Kroacisë e Malit të Zi.
Turistët janë mjaft të interesuar për të vizituar monumentet historike dhe arkeologjike të vendit tonë dhe në kushtet e kohës së kufizuar të qëndrimit të anijes në port agjencitë turistike programojnë ture në qytetet pranë, kryesisht në Durrës, Krujë, Tiranë, e më rrallë edhe në Berat.
Nga sektori i statistikave mësohet gjithashtu se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë bregëzuar edhe 234 jahte turistike dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antic dhe rrethinat e tij.
Numrin më të madh të turistëve në Durrës gjatë vitit 2014 e ka sjellë kroçera Ocean Majesty, e cila ndaloi në portin më të madh të vendit me 796 turistë në bord. /a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Me rëndësi kritike vëzhgimi i periudhës para elektorale e përdorimi i fondeve shtetëtore
15 Janar, 13:26
-
Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
15 Janar, 13:24
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta
15 Janar, 13:05
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia
15 Janar, 12:59
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Dëshmia e bujshme e ish-oficerit: Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten
15 Janar, 12:46
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi
15 Janar, 12:40
-
Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë
15 Janar, 12:20