DURRËS – Pas afro 10 ditë hetimesh,bëhet e qartë “pengmarrja” e një 18-vjeçari nga fshati Draç i Durrësit, Florenc Bushi, për të cilën ai u arrestua.Arrestimi u bë për akuzën e vjedhjes, të kallëzimit të rremë dhe të njoftimit të rremë në organet e rendit.
Policia e Durrësie ka proceduar gjithashtu, në gjendje të lire, një bashkëpunëtor të tij në të ashtuquajturën “pengmarrje” me iniciale S.E. 33 vjeç, banor i fshatit Rrotull Ishëm dhe shok i Bushit.
Historia nisi në 16 mars 2013, kur në Komisariatin e Policisë së Shijakut është paraqitur shtetasi P.B.38 vjeç, i cili bëri kallëzimin se rreth orës 22.00, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi Florenc Bushi.
I njëjti shtetas, pas 24-orëve, deklaron në polici se në telefonin e tij kanë mbërritur mesazhe mbi marrjen peng të të birit nga persona të panjohur.
Që me marrjen e sinjalizimit të parë, strukturat policore të Durrësit kanë filluar hetimet, të cilat më pas janë zhvilluar në mënyrë intensive në bashkëpunim mes disa strukturave dhe të orientuara nga Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë.
Gjatë veprimeve policore, më datë 25 mars 2013, rreth orës 22.00, gjatë një ndërhyrjeje të realizuar në bashkëpunim me shërbimet operacionale pranë Drejtorise së Pergjithshme të Policise Shtetit, u bë e mundur gjetja dhe kapja ne Gjirin e Lalëzit e 18-vjecarit Florenc Bushi.
Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale, Bushi ka deklaruar inskenimin e realizuar prej tij, sipas së cilit disa ditë para se të largohej nga shtëpia, kishte vjedhur në të nje sasi prej 500.000 lekësh dhe në datën 16 mars 2013 rreth ores 02.00, ishte larguar pa dijeninë e prindërve nga banesa, duke shkuar në Tiranë ku kishte qëndruar në disa lokale me muzikë e hotele të ndryshme.Pas 24 orëve, në telefonin e babait të tij, ai ka dërguar disa mesazhe mbi marrjen peng.
Gjithashtu, procedimi penal ndaj shtetasit të dytë në këtë histori, S.E. filloi për arsye se duke pasur dijeni dhe ndihmuar për largimin drejt Tiranës të Florenc Bushit, gjatë zhvillimit të hetimeve për gjetjen e tij ka deklaruar të kundërtën para oficerëve të Policisë Gjyqësore.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin në fjalë u kryen gjithë veprimet e nevojshme proceduriale për të cilat materialet shtesë iu përcollën për ndjekje e vlerësim Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com