DURRËS - Arrestohet autorët e plagosjes me armë të 19-vjeçarit Xheni Popoci, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Sipas policisë, ata janë vëllezërit Endri dhe Samuel Lushaku.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i plagosuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërit prej vëllezërve të arrestuar tashmë, i cili mësohet se është një person me aftësi të kufizuar.
 
Pas këtij sherri dy vëllezërit kanë shkuar tek 19-vjeçari Popoci, të cilin e kanë qëlluar me armë, duke lënë të plagosur. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Durrësit, ai është jashtë rrezikut për jetën.