Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkallnur të Durrësit, ku dy të moshuar janë dhunuar në shtëpinë  e tyre dhe më pas janë grabitur.

Sipas policisë, rreth orës 03:00, tre persona me maska kanë hyrë në shtëpinë  e dy të moshuarve, M.E. 77 vjeç dhe Sh.E. 69 vjeçe, dhe pasi e kanë lidhur çiftin i kanë marrë edhe një sasi parash prej 100 mijë lekësh.

77-vjeçari M.E  është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit për shkak të goditjeve të marra, ku ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po kryejnë verifikimet e nevojshme me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com