Rubin Rredhi edhe pse 24-vjeç prej një muaji mban postin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.

Pozicioni i zv/drejtorit të Portit ishte bosh, prej disa vitesh, pasi Pirro Vengu, sot ministër i Mnrojtjes, e hoqi nga organigrama e Autoritetit Portual, kur ishte vetë drejtor i portit të Durrësit.

Edhe pse i ri në moshë dhe numri 2 i portit më të madh në vend, Rredhi priti një ditë më parë një delegacion nga Forca e Kosovës (KFOR).

Gjatë këtij takimi Rredhi prezantoi zhvillimet kryesore të portit, funksionimin e terminaleve, si dhe investimet e realizuara për rritjen e kapaciteteve logjistike dhe përpunuese.

Po ashtu përfaqësuesit e KFOR-it u njohën me proceset e përpunimit të mallrave dhe pasagjerëve, standardet e sigurisë, si dhe me rolin strategjik që luan porti në mbështetje të operacioneve logjistike dhe transportit detar në nivel kombëtar e rajonal.

* Përveçse se mban këtë post Rredhi është edhe pedagog i jashtëm në një universitet privat.