Një 27-vjeçar nga Durrësi u arrestua pasi goditi me shkop bejzbolli një 54-vjeçar. Shtetasi Endri Kolaci, edhe pse i dënuar me kusht dhe i dënuar për armbajtje pa leje përsëri nuk ka mundur ti qëndrojë larg telasheve.

Policia e Durrësit ka arrestuar në vendin e ngjarjes, Endri Kolacin, pasi për motive të dobëta ka goditur me shkop bejzbolli, A.L. 54 vjeç,  banues në Durrës. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje” dhe”Kanosja” parashikuar në nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)