Durrës, 34-vjeçari tenton të vjedhë xhiron e marketit, plagos me thikë punonjësen

Durrës, 34-vjeçari tenton të vjedhë xhiron e marketit, plagos me thikë punonjësen

Një 34 vjeçar u arrestua sot pasi tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market. Ngjarja ndodhi rreth  orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës. 

Punonjëset e marketit janë përpjekur të pengojnë Orgest Zenunin të merrte lekët ndërsa kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë.

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit, informoi sot policia e Durrësit

Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendin e ngjarjes duke arrestuar autorin, Orgest Zenuni, 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?