DURRËS - Një rast kontrabande përmes portit të Durrësit u zbulua pas një hetimi disa ditor të strukturave shqiptare dhe të huaja duke u finalizuar me sekuestrimin e 550 mijë paketa cigaresh të markës "Merhaba" dhe vënien në pranga të tre personave.
Operacioni i koduar "Eklips" u finalizua mbrëmjen e së martën në doganën e portit të Durrësit, ku tre personat udhëtonin me një kamion me targë AA 679 KU, i cili vinte nga Mali i Zi dhe kalonte tranzit nëpërmjet Shqipërisë për në Itali. Por nga hetimet e deritanishme mendohet se destinacioni përfundimtar i cigareve kontrabandë ishte Sllovakia.
Të arrestuarit janë: Irfan Ameti 46 vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Tiranë; Gjuljen Sami 52 vjeç, lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni dhe Ilir Dengu 53 vjeç, banues në Tiranë.
Vlera e këtij malli në tregun e lirë arrin në afro 154 milionë lekë.
Vënia e tyre në pranga u realizua si pasojë e një hetimi disaditor nga strukturat e Departamentit Operativ – Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Antikontrabanda dhe Hetimi, në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Policisë Durrës dhe partnerët e huaj.
Ata akuzohen për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Shkelje të të drejtave të pronësisë industriale”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO
kontrabandë, në pranga 3 persona">