DURRES- Një 84 vjeçar u sulmua nga një qen pitbull pasditen e 2 nëntorit në lagjen 13 në Durrës, ku dhe ai banon.
Ngjarja, sa e rëndë, aq dhe e frikshme që zgjon dhe një alarm social, u shënua në një nga rrugicat tek sektori hekurudha në Durrës, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, banor i komunitetit rom nga Berati, që në banesën e marrë me qira mbante 3 qen pit-bull, njëri i bardhë dhe dy me ngjyrë kafe.
Aktualisht 84 vjeçari Halil Basha ndodhet në spital dhe po merr mjekim pasi ka plagë të rënda në kokë dhe trup.
Shqiptarja.com dhe Report TV zbardh si ka ndodhur ngjarja dhe dëshmitë e dëshmitarëve që kanë parë gjithë skenën e frikshme.
Ka qenë ora 13.30 minuta e 2 nëntorit kur qeni i racës pit –bull ka dalë nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe ka sulmuar e kafshuar të moshuarin.
Një fiqnje ka treguar se ka parë qenin e bardhë i cili kishte shtrirë në tokë të moshuarin dhe po e kafshonte në kokë dhe trup. Në ndihmë të moshuarit ka shkuar një grua e cila gjendej aty me makinë gri. Pasi është ndalur ka goditur qenin, duke e larguar. Më pas është telefonuar policia dhe ambulanca.
Fqinja më pas ka shkuar në banesën e nipit të të moshuarit duke dhënë atij kapelen dhe dhëmbët e xhaxhait të tij, Halil Basha. Menjëherë i riu ka shkuar në spital.
“Në spital nipi ka parë xhaxhajnë e tij Halil Basha, të kafshuar nga qeni i një shtetasi që ka banesën në zonën e tij, qeni e ka kafëshuar në kokë dhe në disa vende në trupë” thuhet në dosje.
Në dëshminë e tij nipi tregon se kishte takuar dhe pronarin e tre qenve pitbull dhe e kishte këshilluar që të bëjë kujdes por që pronari i qenve të rrezikshëm duket se e ka injohuar këtë këshillë.
“Ai deklaron se është takuar me pronarin e tre qenëve pitbull dhe e ka këshilluar, duke i thënë se kujdes me tre qenët se do të kafshojnë banorët e zonës, por pronari i tre qenëve i ka thënë se jashtë nuk sulmojnë njëri me përjashtim në pjesën e brendshme të oborrit” thuhet në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com dhe Report tv.
Policia ka arrestuar pronarin e qenve, Armand Lalën i cili ka treguar si ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja.
" Ai sot ka qënë në punë dhe ka lënë 3(tre) qenët brenda rrethimit të banesës dhe ka kur ka ardhur nga puna i kanë thënë komëshnjët se, qeni i bardhë ka sulmuar dhe kafshuar shtetasin Halil Basha i moshuar, të cilit i ka këputur edhe veshin dhe ndodhet në spital"
Pronari i qenve kërkon falje
Armand Lala ka kërkuar ndjesë
“Ai deklaron se i vjen keq për Halit Bashën, të cilin e ka kafshuar qeni im i bardhë “Pit-bull”, banorë të cilin ai e njeh dhe është i moshës së thyer. Ai i kërkon ndjesë për dëmtimin që i ka bërë qeni i tij”
Luli nuk ka ditur të japë arsye si qeni ka mundur të dalë nga rrethimi pasi ngjarja ka ndodhur kur ai ka qenë në punë por kur është kthyer dhe I kanë treguar për ngjarjen dhe qenin e gjakosur ka “konstatuar që dera ishte me tel e lidhur dhe poshtë derës ishin vëndosur tulla”
44 vjeçari është arrestuar për akuzën e “Braktisja e kafsheve të shoqëruara”, parashikuar nga neni 207/a/2,i K.Penal.
/Per braktisje kafshesh te shoqeruara/ eshte akuza,po per qente qe livadhisin rrugeve te qyteteve ne tufa e rrezikojne njerezit,kush duhet te akuzohet /per braktisje/-bashkite?! S.d.q qente kafshimin e kane njelloj,si pitbullet,si konet,pavaresisht reputacionit te disa racave.Ketej nga ne,po te ndodhe nje gje e tille,qeni shkaktar eutanazohet,te tjeret i merr shteti,kurse pronari denohet rendshem me gjobe,ose burg,ose te dyja bashke.Po ne Shqiperi kush t'a beje nje gje te tille,ata qe denojne vrasesit sa nje hajdut pulash?!
PërgjigjuKjo lloj vemje duhet ngordhur ne burg
PërgjigjuTe ngrihet task forca kunder qenve te rruges , iku u mbush vendi me qen madje duhet te rishikohet edhe partneriteti me Kinen per kete rast per pervojen me qente e rruges dhe mosmbajtjen e maskes se qenit
PërgjigjuJo ne burg, por edhe litarin e ka pak. Po ne se do ishte femije e mund te kishte vdekur, le te rronin qenete bashke me qenin. Ne burg e te mos dale kurre, injoranti. Na mbyten injorantet.
PërgjigjuTe shkuara xhaxhait, dhe mendoj se ka shpetuar,rraca pitbull e qenve eshte shume e rrezikshme kur jane te inatosur, ato nuk te leshojne kur te kafshojne pa bashkuar dhembet kudo ku te kafshojne etj
PërgjigjuPaska pare tmerr me sy i shkreti plak. Ai maskarai qe mban bisha te egra ne qytet burgun e ka pak. Perveç burgut duhet caktuar edhe demshperblim financiar per viktimen se tek kuleta iu djeg me shume maskarenjve. Plus qe do lene leshte neper spitale tani.
Përgjigju