DURRES- Policia e Durrësit në bashkëpunim me sektorin kundër krimit ekonomik sekuestruan një sasi kartëmonedhas të falsifikuara prej 4.000 lekesh të reja, në prerje 1.000-lekëshe.

 Nga operacioni i koduar “Adoleshenti” zhvilluar mbrëme u arrestuan në flagrancë dy persona, Sadik Dinga 23 vjec nga Durrësi dhe Roland Demaliaj, 33 vjec nga Tropoja.

Këta persona në bashkëpunim me njëri - tjetrin shisnin kartmonedha të falsifikuara, duke përdorur të rinj adoleshentë për hedhjen e tyre në treg.

Gjatë kontrollit të banesës së 33 - vjecarit Demaliaj u gjet dhe sekuestrua një kartmonedhë 1000-lekëshe e falsifikuar dhe një laptop së bashku me printer-skaner, të cilat përdoreshin prej tij për të printuar monedhat falso.

Policia po vazhdon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari penale.

(v.gj/shqiptarja.com)