Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Ermal Gjokja, i kërkuar nga Interpoli italia, pasi ky shtetas rezulton i kërkuar nga Gjykata e Veronës.

Burime Policore bëjnë të ditur se mbrëmjen e të enjtes, në Durrës, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me  shërbimet e policisë  ne Durrës, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar Ermal Gjokja, vjeç 44,  banues në Durrës. Për këtë shtetas, autoritetet gjyqësore të Veronës (Itali) kanë lëshuar urdhërin e arrestit për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit, heqjen pa të drejtë të lirisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit, parashikuar nga nenet 600, 3 dhe 4 të ligjit nr.20/2/1959 N.75. Interpol Tirana ka njoftuar Interpol Italinë për kryerjen e procedurave të mëtejshme me qëllim ekstradimin e tij  drejt Italisë.

ATSH