Një 36-vjeçar është arrestuar sot në Durrës, pasi ka kryer një sërë vjedhjesh në institucione shtetërore, madje edhe në xhami.
Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar ”Zyrtari”, është vënë në pranga Eduart Gogoli, banues në qytetin bregdetar. Policia njofton se nga 24 janari i këtij viti, disa ditë pasi ka dalë nga burgu, Gogoli ka kryer disa vjedhje.

Rezulton se ai ka vjedhur 5.000 lekë në një xhami në Durrësit, dy laptopë në Poliklinikën Qëndrore të qytetit, dy monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës, etj.

36-vjeçari është është liruar nga burgu më 21 Janar 2016, pasi shleu dënimin prej 5 vitesh për vjedhje.

Tanimë, Gogoli akuzohet sërish për veprën penale ”vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

Vjedhjet e 36-vjeçarit Eduart Gogoli sipas kronologjisë

1.Vjedhje e 1 laptopi të Kapitenerisë, Porti Durrës.
2.Vjedhje e 3 monitorëve të Drejtorisë së Autoritetit Portual Durrës.
3.Vjedhje e 1 Video Projektor dhe 1 Expres kafeje në shkollën 9 - vjecare “Bedrie Bebeziqi”, Durrës.
4.Vjedhjen e shumës prej 5.000 lekë në Xhaminë, Durrës.
5.Vjedhje e 2 Laptopëve në Poliklinikën Qëndrore, Durrës.
6.Vjedhje e 2 monitorëve në Spitalin Rajonal Durrës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)