DURRES - Policia kufitare e Durrësit arrestoi mbrëmjen e djeshme një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është shtetasi Nusret Dalipi, 45 vjeç, i lindur në Shkup, por me shtetësi Kosovare.
Dalipi po vinte nga Itali me tragetin e barit dhe kishte si destinacion Maqedoninë.
45-vjeçari ishte rezidencë në Francë dhe ishte i dënuar për armëmbajtje pa leje në Gjenevë të Zvicrës në vitin 2005.
Në vitin 1996 Dalipi ishte dënuar për dezertim në Maqedoni dhe në vitin 1994 për vrasje në Maqedoni.
Në maj të 2011 interpoli e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar 45-vjeçarin, pasi kërkohej për trafik lëndësh narkotike.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com