Durrës,asgjësohen 172 bimë kanabis
hetim kryeplakut e dy inspektorëve

Policia e Durrësit ka bërë të mundur asgjësimin e 172 bimë narkotike në dy aksione të ndryshme në dy fshatra si dhe ka nisur procedimin penal ndaj dy inspektorëve pyjorë dhe kryeplakut.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se gjatë kontrollit të kryer nga uniformat blu në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në vendin e quajtur degëzimi “Përroi i Mullirit” u gjetën 40 bimë kanabis sativa.

Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujës, në fshatin Mallkuq në vendin e quajtur “Përroi i Sharrit” janë gjetur dhe më pas janë asgjesuar me anë të djegies 132 fidanë bimë narkotike.

Ndërkohë edhe pse nuk ka autorë për kultivimin e tyre policia ka nisur proçedim penal për shtetasit:

R.M. 61 vjeç, Kryeplak i fshatit Shetaj
E.C. 28 vjeç,Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës
A.C. 30 vjeç,Inspektor i Shërbimit Pyjor Durrës

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit dhe Krujës për veprime të mëtejshme të veprës penale “Kultivim i bimëve Narkotike”.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë

Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë