DURRËS - Një vrasje me armë zjarri është shënuar në qytetin bregdetar të Durrësit. 31-vjeçari Robert Rama nga Laçi u ekzekutua me automatik nga dy persona ende te paidentifikuar ndërsa ndodhej në një lokal në zonën e ish-kënetës, i njohur si “Librazhdioti”.  Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona të cilët ndodheshin në lokal A.Velaj dhe A.Ismaili, por qe nuk kishin lidhje me ngjarjen pasi Rama ishte dhe objektiv i atentatit.

Sipas deshmive te te plagosurve, dy autoret erdhen me motor dhe pa i hequr kokoret qëlluan me armë në drejtim të 31-vjeçarit, i cili sipas policise u gjet me arme me vete.

Po ashtu nga dëshmitarët mësohet se autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip Benz. Lidhur me ngjarjen në fjalë, në ambientet e policisë së Durrësit janë shoqëruar 16 persona për të dhënë dëshmitë e tyre, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm ne lokal. Sipas burimeve, bëhet me dije se një prej banorëve të zonës është shprehur se dy autorët e krimit janë parë disa herë të kalonin në këtë lagje. 

31-vjeçari Robert Rama përdorte identitetin Ledion Hyska për t’u fshehur, pasi ishte i shpallur në kerkim për vjedhje me armë në qytetin e Tepelenës, ndersa me banim ishte ne Tiranë. Mesnatën e 1 Prillit të këtij viti, Robert Rama, me dy persona të tjerë kanë grabitur me armë zjarri në Tepelenë banesën e Naim Çiçës, 61 vjeç ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, ndërkohë që blutë e Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkaq, në të gjitha rrugët e qytetit janë ngritur postoblloqe të shumta për gjetjen dhe vënien në pranga të autorëve të ngjarjes.

Ngjarja
Dy autorët, pasi kanë debatuar me 31 vjeçarin nga çanta e tyre kanë njerrë automatikun dhe kanë qëlluar. Sipas burimeve, mësohet se fillimisht viktima është qëlluar me një plumb në kokë duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Ndërsa më pas, autorët pasi kanë shkuar deri tek dera e lokalit kanë qëlluar përsëri me breshëri automatiku mbi 31 vjeçarin. Si pasojë e të shtënave, të plagosur kanë mbetur dy shokët e viktimës të cilët menjëherë u dërguan në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, dy autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke lënë në mes të rrugës edhe një çantë me ngjyrë të zezë në të cilën mbanin armën e krimit. Ndërkohë, burimet thane se dy autorët e ngjarjes, ende të paidentifikuar nga policia, dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjetë duke u larguar nga vendi i nfgjarjes me një automjet tit “Benz”. 

vrasja ne durres

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)