Prej vitesh lagjia 15 ne qytetin bregdetar te Durrësit nuk njeh asnjë investim nga ana e bashkisë. Mungesa e rrugëve dhe mungesa e kanalizimeve janë shqetësimi kryesor I banoreve të kësaj zonë. Plehrat e ujërat e zeza të pasistemuara kërcënojnë shëndetin e fëmijëve që jetojnë aty. 

Periferia e qytetit të Durrësit prej vitesh vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Këto pamje i përkasin lagjes 15 në qytetin bregdetar të Durrësit, ku prej vitesh mungesa e rrugës së shtrua dhe mungesa e kanalizimeve janë shqetësimi kryesor I banorëve.

Kërkesat e tyre për investime kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa përfaqësuesit e bashkisë ngrenë supet teksa thonë se nuk ka fonde.

Këto pamje që sjell televizioni Report tv nuk kanë nevojë për shumë koment.

E njëjta situatë vijon prej vitesh, ndërsa banorët shprehen të zhgënjyer më pushtetin vendor.

“Kjo të çon në spital, sa të lindë fëmija këtu sëmuret, merr infeksion, çdo sëmundje e kemi këtu. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë që të rishikojë buxhetin dhe të investojë sa më shpejt në këtë kanal, këtu janë 2 rrugë buzë kanalit” ankohen banorët

Bashkia Durrës nuk ka investuar asnjëherë në këtë lagje, ndërsa banoret janë shprehur se do organizojnë protesta.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com