DURRËS - Mbrëmjen e kaluar, pas sinjalizimeve nga qytetarë të Durrësit që dëshmojnë të kenë parë qen endacakë të vriten, ARA vendosi të investigonte mbi këto veprimtari duke bërë filmime dhe foto të cilat shërbejnë si dëshmi reale e këtyre sinjalizimeve. Në këto filmime, sipas Qendrës për Mbrojtjen e Kafshëve në Shqipëri paraqiten gjuetarë, policë dhe punonjës të Bashkisë (një masakër që zgjat tashmë prej 5 ditësh dhe është e mirë organizuar). ARA në bazë të disa dëshmive të tjera ka zbuluar edhe vendin ku më pas groposen qentë e vrarë.
Gjithmonë duke vazhduar kërkimet nëpër koshat e mbeturinave dhe capat e rrugëve, drejtoresha e qendës, Pezana Rexha tregon se në 3 orë kërkime, kishte hasur vetëm në një qen me këlyshin e saj. Sigurisht që dëshira ishte ti sillte në Tiranë, por qentë duke qënë të trëmbur nga njerëzit, ikën të tmerruar. Një orë më pas i panë sërisht të njëjtët qen, por ishte tepër vonë për të bërë diçka. ARA në total ka 3 video që tregojnë qartë policë, gjuetarë dhe makina e komunales.
“Do të doja që të gjithë të kuptonin se sa e rëndë është situata në Shqipëri dhe se sa nevojë për ndihmë kemi ne që përpiqemi çdo ditë të jetës tonë tu pakësojmë dhimbjet disave prej tyre, por jo të gjithëve.Organizatave botërore të kafshëve: Ju lutem mos i lini në harresë këto lajme të tmerrshme, na mbështesni në këtë luftë dhe na ndihmoni konkretisht me mbështetjen tuaj. Vetëm nëse vini këtu mund të kuptoni realisht se çfarë vuajtjeje dhe indiferentizmi pësojnë kafshët e këtij vëndi. “Progresi i nje vëndi varet nga mënyra se si populli i trajton kafshët” (thoshte Gandhi), shihini kafshët në Shqiperi dhe do kuptoni gjithçka’- përfundon deklarata e ARA-s.
Më herët kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako deklaroi se qentë e rrugës nuk do të vriteshin por do t’i dorëzoheshin një shoqate spanjolle që do të merrej me sterilizimin e tyre. Por, ARA solli dëshmi se ky vendim nuk po zbatohet dhe në Durrës vijon masakra ndaj qenve.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Italianët: Berisha të ndalë vrasjen e qenve