Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar 4 persona për vjedhje dhe kontrabandë nafte. Në prangat e policisë kanë rënë Sadri Haklaj 31 vjeç, banues në Tiranë, Françesko Gërdeci 24 vjeç, banues në Shijak, Sadik Krasnaj 33 vjeç, banues në Durrës dhe Artur Zhugri 20 vjeç, banues në Kavajë.
 
Gjatë arrestimit të 4 personave u sekuestruan dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë, gjashtë bidona bosh, një bateri dhe një pompë me tuba dhe tela të montuar , e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale Vjedhje dhe kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë e kryer në bashkëpunim.

[gallery]24200[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com