DURRES - Bujar Dedej, një 48 vjeçar nga Durrësi masakroi mbrëmjen e djeshme (19 tetor) ish bashkëshorten e tij Lime Dedej 42 vjeçe duke e goditur me çekiç në kokë. Krimi makabër mendohet se është kryer në sy të fëmijëve të çiftit, 8 dhe 10 vjeç në banesën e tyre, në lagjen numër 8 të qytetit bregdetar.

VRASJA KUR NE BANESE ISHIN DY FEMIJET
Sipas të dhënave paraprake mësohet se çifti ishte ndarë ligjërisht, prej dy muajsh, por jetonte në të njëjtën çati. Një banesë përdhese dhe në kushte të këqija ekonomike. Mendohet se vrasja është kryer në sy të fëmijëve, pasi kanë qenë këta të fundit, të cilët, të shokuar, kanë shkuar tek fqinjët për të kërkuar ndihmë.  Mendohet se 48 vjeçari ka hyrë në dhomë, në momentin kur viktima ishte në gjumë, duke e zënë ish bashkëshorten e tij në befasi dhe e pafuqishme për tu mbrotjur. Ai punonte si roje nate në një kopësht në qytetin e Durrësit.
“Ngrita zërin e televizorit të dhomës time, u futa në dhomën e gruas dhe e kam goditur disa herë me çekiç derisa e vrava”, -citohet të ketë thënë 48 vjeçari përpara hetuesve.

Burime jo zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gruaja ka qenë e fuqishme dhe vetëm në një mënyrë të tillë, duke e gjetur në gjumë mund të arrinte të kryente krimin. Para një viti e gjysëm Bujar Dedej kishte kërkuar mbrojtjen nga policia e Durrësit me pretendimin se dhunohej nga bashkëshortja.

ARRESTIMI
42-vjeçarja, Lime Dedej, nënë e dy fëmijëve, 8 dhe 10 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, pas plagëve të marra nga goditja me mjetin e fortë. Ndërkaq, policia arrestoi bashkëshortin. “Bujar Dedej ka pranuar krimin dhe ka rrëfyer se ishin arsyet e tradhëtisë ato që shkaktuan ndarjen dhe problemet mes çiftit. Ndërsa pas ndarjes me bashkëshorten ata kishin dhe probleme për pjesëtimin e pasurisë dhe ky fakt ka shtuar edhe më tej tensionet mes tyre kohët e fundit”, - tha dje një zyrtar i policisë së Durrësit, citon sot Shqiptarja.com. (print).


VRASJET E FEMRAVE

Lime Dedej i bashkohet listës së grave e vajzave të ekzekuara. Më 2 shkurt vritet Eleni Basho. Vrasja ende pa autor.
Më 2 shkurt
vritet Megi Jokiçi. 
Më 3 mars
në Tropojë burri vrau gruan Naime Abazi.
Më 31 maj
në Sarandë  burri Ismail Lelaj vrau gruan Thëllëza Lelaj.
Më 19 Prill Shaze Sina vrau bashkeshorten Lahe Sina, 52 vjece.
Më 4 korrik
në Berat burri Sokol Gjata vrau Alma Gjatën 32 vjeçe.
Më 28 korrik në Has burri Gëzim Muslika vrau gruan Pranvera, 30 vjeçe.
 Më 2 gusht në Tiranë burri Arben Koxhaj vrau gruan Manjola Koxhaj.
Më 2 gusht në Shkodër, Mirash Bregu vrau vajzën 14 vjeçe më pas veten.
Më 14 qershor
u vrau Marie Çuku , 17 vjeçe.
Më 12 shator
në Pogradec u vra Fatjona Sula.
Më 30 shtator
në Korçë i dashuri vra Eliverta Çoçkën.
Më 6 tetor
Edomond Doku vret gruan Rolanda Doku, 36 vjeçe
Më 12 tetor
Shaban Norja, 80 vjeç vra Ajshe Vatën, 18 vjeçe.
(Lajmi u publikua ne 22:43 te 19 tetor 2012, dhe u përditësua në vazhdimësi deri në 12:15 te 20 tetor)
(Gre.M/sg/shqiptarja.com)