Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u pa të vendoste lule sot në varrezat e dëshmorëve të qytetit bregdetar, me rastin e 5 majit, ditës së dëshmorëve të atheut, ndërkohë që përkrah tij u panë disa fotografi të Enver Hoxhës.

Aashtu sikurse në Tiranë, edhe në Durrës disa simpatizantë të diktatorit Enver Hoxha u shfaqën me pankarta dhe foto të diktatorit.

Një vajzë e mitur u pa të mbante një foto bardhezi të Hoxhës së veshur ushtarak.

Një tjetër i moshuar u pa që të puthte me zell foton e diktatorit.

Ndryshe nga kryeqytetit, në Durrës nuk u raportua për incidente.