Durrës/Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës! Kreu i FSHF: Më vunë dinamitin kur familjen e kisha brenda! Kamerat filmuan një person me kapuç që vendosi lëndën (VIDEO)

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës në Durrës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:20, ndërsa bëhet me dije se lënda plasëse ishte në një sasi shumë të vogël, teksa nga shpërthimi janë konstatuar vetëm dëme të vogla materiale.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa Duka nuk ka qenë në banesë gjatë shpërthimit, por ka mbërritur aty pak minuta më vonë. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Pas ngjarjes ka folur për mediat edhe Armand Duka, i cili u shpreh se i vendosën dinamit te dera e shtëpisë në një kohë kur kishte familjen brenda. Duka tha se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me kapuç që shikohet kur vendos lëndën plasëse. Në vijim të daljeve të tij publike, Duka ka deklaruar një mesazh kërcënues në telefonin e tij ku thuhet se i rrezikohet jeta në rast se nuk do të jepë dorëheqjen për 24 orë.

Lidhur me ngjarjen, policia e qytetit bregdetar ka shoqëruar disa persona pasi dyshohej se kishin dijeni për shpërthiminm, por më pas janë lënë të lirë nga policia. 

FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme. Duka është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në FSHF e po ashtu edhe për shpërdorim fondesh. Rasti më i fundit ishte zhdukja e 2.1 mln dollarë nga FIFA për klubet shqiptare, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia e COVID.

Ndërkohë ditën e sotme, u regjistrua një tjetër skandal, ku u manipuluan zgjedhjet për kreun e Shoqatës së Futbollit Tirana. Përmes 24 votuesve anonimë, që u futën nga Duka, u arrit që të zgjidhej në krye të kësaj shoqate Krenar Alimehmeti, i vetëm në garë pasi kandidati tjetër Eduard Prodani u tërhoq pak pas nisjes së mbledhjes. Në sallë kishte 67 anëtarë nga 40 që duhet të jenë, ku 24 janë persona anonimë të shtuar nga Duka dhe jo delegatë legjitim. Ndërsa vetë Eduard Prodani dhe 18 mbështetësit e tij u larguan pak para fillimit të mbledhjes.

 

Pamje nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:44
Shpërthimi në derën e shtëpisë, Duka kërcënohej me jetë me mesazhe: Për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë

1643068630_Capture.PNG

Durrës- Shpërthimi me lëndë plasëse në shtëpinë e Armand Dukës me sasi e dëme të vogla materiale ka qenë veçse një paralajmërim.
Sipas një deklarate publike, presidentit të FSHF-së i kanë dërguar mesazhe kërcënuese nëse nuk lë postin për 24 orë.

Teksti i mesazhit gjendet në telefonin personal të Armand Dukës, ku ky i fundit kërcënohet me 60 plumba në kokë nëse brenda 24 orëve nuk jep dorëheqjen.

“Ti luan me dy standarde, ti k*rv luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”., thuhet në mesazhin e dërguar në telefonin e Armand Dukës. 

 

Ora 00:23
Durrës/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e jashtme të shtëpisë së Armand Dukës, pamjet e dëmeve të vogla të shkaktuara

Durrës- Shpërthimi me lëndë plasëse i cili është regjistruar mbrëmjen e sotme në derën e jashtme të shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukës në Durrës ka konstatuar me dëme të vogla materiale.

Report Tv siguron pamje ekskluzive nga porta e jashtme shtëpisë së Armand Dukës në të cilën vërehet një sasi e vogël e lëndës plasëse si dhe dëme të vogla materiale.

Pamje nga vendngjarja

1643066670_WhatsAppImage20220125at00.06.581.jpeg

 

 

Ora 00:08
Shpërthimi në shtëpinë e Dukës, reagon Veliaj: Ai ka bërë gjynahe, por kjo është vepër kriminale

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar për shpërthimin e tritolit në shtëpinë e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Dukës. Veliaj ka deklaruar se pavarësisht përplasjeve që ka me Dukën, ky i fundit mbetet kundërshtari i tij dhe jo armiku. Ndër të tjera Veliaj shton në MCN se institucionet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrën teksa i bëri thirrje poicisë e prokurorisë të hetojnë mbi ngjarjen dhe të vendosin përpara drejtësisë autorët.

‘Duhet urgjent policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, ai është kundërshtari im, jo armiku im. Ai ka bërë shumë gjynahe, por kjo është vepër kriminale e dënueshme. I bëj thirrje policisë, prokurorisë, shërbimit informativ, të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shijak apo ku është rasti konkret i zotërisë, t’i sigurojnë jetën, t’i garantojë qetësinë familjare sepse nuk ka lidhje fare shtëpia dhe familja me çfarë bën secili prej nesh në aktivitetin publik. Thirrja ime është që jo vetëm të zbulohen sa më parë, në mënyrë të pamëshirshme me këdo që bën gjeste të tilla’, u shpreh Veliaj

Ora 23:02
Shpërthimi në shtëpinë e Armand Dukës, Basha: Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë degradimin e pushtetit të korruptuar! Drejtësia të mos qëndrojë duarkryq

1591096256_basha.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka reaguar pas shpërthimit në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Basha shprehet se zhvillimet rreth FSHF-së tregojnë degradimin e një pushteti të korruptuar. Ndër të tjera Basha shprehet se strategjia e tensionit të shpalosur sot, duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.

"Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq."-shkruan Basha.

Ora 22:57
Iu vu lëndë plasëse te dera e jashtme e shtëpisë, Duka: Kisha gruan dhe djalin brenda! Kamerat e sigurisë kanë kapur një njeri me kapuç që vë dinamitin

Kreu i FSHF Armand Duka ka reaguar në një deklaratë për mediat pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së tij. Duka tha se brenda banesës së tij kanë q2enë bashkëshortja dhe i biri, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ai theksoi se kamerat e sigurisë së banesës kanë fiksuar një njeri me kapuç që vendos lëndën plasës te dera.

"Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta", tha Duka.

 

Ora 22:40
Shpërthimi pranë shtëpisë, momenti kur mbërrin Armand Duka, i afrohet i qetë banesës (VIDEO)

Report Tv ka siguruar video të momentit kur kreu i FSHF, Armand Duka mbërrin në banesën e tij, pranë së cilës, vetëm pak minuta më parë, u regjistrua një shpërthim me lëndë plasëse. Sikurse mund të shihet edhe nga video, ai i afrohet i qetë banesës së tij

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sinan Idrizi: 25/01/2022 20:03

    E ka ven vete ky palacua.Kujt i intereson te veri tritol te nje maskara qe e ka mbushur kupen me zullume.

    Përgjigju
  • Më PLASI: 25/01/2022 10:26

    Si duket ky Duka e ka ven vet tritolin për të çoroditur ekipin kundërshtar dhe të fus golin si pa mendje

    Përgjigju
  • F-35: 25/01/2022 09:36

    Autogol ne stervitje! Per te shkuar tek autoret e motivet, duhet patur parasyshe kujt i sherben dhe kush e shfrytezon kete akt!

    Përgjigju
  • Tyt KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 25/01/2022 08:37

    O Armando Duka ti mendon se njerzit jan budallenj e i han kto pislliqet e tua. Ti organizon vet vënjen e dinamitit e mendon se kshu do shpëtosh pa u përgjigjur para ligjit për tu përgjigjur për gjith mega vjedhjet që ke bër mor pler e dekonpozuar.

    Përgjigju
  • Bledi: 25/01/2022 07:34

    I gjori,tani na u be viktim,me mesazhe e eksploziv.Ti japi shteti nje shperblim se gjynaf fukarai.Edhe Meta ti japi nje dekorat

    Përgjigju
  • Une: 25/01/2022 07:16

    Gruaja e Dukes i dergoi sms Fevzos ne opinion para se ti thosh burrit.. :) Fevzua vete e mori vesh 5 minuta para se plaste dinamiti se eshte gazetar i holle. Mos e kujtoni aq budalla sa duket.

    Përgjigju
  • Iris: 25/01/2022 02:56

    Po ti i vure tritolin gjithe FSHF dhe futbollit shqiptar! Tani korr cfare ke mbjelle.

    Përgjigju
  • Flori: 25/01/2022 02:48

    Ik me te mire o duka,,,se radhhen tjeter,,do e kesh dinamitin poshte makines, ,dhe do fluturosh..

    Përgjigju
  • Katarakti: 25/01/2022 02:30

    E njejta metode me Saliun dhe kriminelet qe kane hesape per te lare! Le te presim! POr nga ato qe dime Duka eshte i ngateruar keq!

    Përgjigju
  • Mario: 25/01/2022 02:22

    Duka e ka bere vete me klanin e tij. Vec shikoni kush del dhe ben akuza. Po te ishte nje prokurori per te qene do bente investigime te mirefillta dhe te nxirrte fytyren e ketyre ne shesht, por e lene keshtu vetem me akuza per te bere politike.

    Përgjigju
  • Karin: 25/01/2022 02:08

    U bo lali eri kriminel

    Përgjigju
  • FFF: 25/01/2022 01:49

    E ka vendos vet tritolin ky legeni, ju mblodh rrypi e po pregatit terenin te kerkoje strehim politik diku.

    Përgjigju
  • Kaco: 25/01/2022 01:23

    Hahaha. Kush i ha keto o mjeran. Si ka mundesi qe njeres me intelekt kaq te ulet te vashdojn te vjedhin shqiptaret kaq vjet. Te kishte shtet normal,ky dhe vellai i ketij e shumta deri ne taksi ne te zeze kishin punuar.

    Përgjigju
  • Labi: 25/01/2022 01:00

    Ka moter ky legen? Po spati pranojm edhe ndonje mbes. I kerkonte lojtareve na 5mij euro qe te loznin per shqiperine. Vellezerit xhaka (njeri loz per ne tjetri nuk loz, ai tha "me kerkuan te paguaja lek te lozja per kombetaren")

    Përgjigju
  • Sportdashes: 24/01/2022 23:56

    Ik mor burr se ske ba naj gje qe te mbeshtesim,ik ta provojn iher tjeret..ti je ngopur mos ki tafma

    Përgjigju
  • Sportdashes: 24/01/2022 23:54

    Po ik mor burr lej tjeret te tregojn nese mund tbejn me shum se ty..nese sbejn ktheu prap sta mer njeri mretnin..ty vec skenderbeu te nderoj ne europ,ske cubasi ekip tjeter qe do te thot ske ber pun te mir..ik mo burr se ja qive ropt nuk je ngop akoma,ndoshta bjen vertet me mir se ty

    Përgjigju
  • Amando Broja: 24/01/2022 23:53

    Nese dikush don te vej mina ti vendos te pragu i deres jo 3 lagje me andej. Kjo esht inskenim qe vet i ke ber per ti mar valixhet me miljonat e vjedhura dhe te ikesh dhe te kerkosh azil politik. Ske faj ti po fajin e ka populli i shkret.

    Përgjigju
  • Ola: 24/01/2022 23:46

    Kto jan skenar te organizuara nga vet Duka per tu viktimizuar dhe nga hajdut te kthehet ne viktim

    Përgjigju
  • Haha: 24/01/2022 23:45

    E ka bo vete qeni per tu shpetuar zullumeveb klani Zemunit Duka i krimit haha

    Përgjigju
  • Azili: 24/01/2022 23:37

    Totalisht inskenim i ngjarje duhet te jete pista kryesore e policise. Pse 20 vjet ku ishte ky ne hene dhe nuk ja dinin deren e shtepise. Tani qe i ka ardh laku ne fyt ben lojra per perfitim azili politik nga pangopesia e vjedhjeve kelyshi buçes.

    Përgjigju
  • emri: 24/01/2022 23:28

    ky nuk di as ti veje dinamitin vehtes more ...

    Përgjigju
  • Gripi: 24/01/2022 23:19

    Nuk gjykoj dot kush mund te kete bere kete akt tertorist por qetesia e Dukes dhe ironia e tij flasin me shume se akti. Eshte vendosur eksploziv kur ke patur familjen brenda, si mund te jesh kaq i qete?? Gjithesi klime terrori dhe ky Duka duhej te largohej vete pa debate sepse e ka bere balte.

    Përgjigju
  • justice: 24/01/2022 23:13

    kerrma do te kerkoje azile ne evrope qe te shpetoje nga drejtesia ...

    Përgjigju
  • Greencardi: 24/01/2022 23:13

    Hani m ju ne fituam greenkaret tani me ket shperthimin prej shashke.Ikim si gango me letra evropiane tani dhe xhepi plot

    Përgjigju
  • Une: 24/01/2022 23:12

    Hahahahaha te bej viktimen dhe Duka. Po vete e ke vene dinamitin o koktul. Ishalla i ka dergu letrat Erioni se degjoni cudira.

    Përgjigju
  • Gjok: 24/01/2022 23:05

    Shumë keq e sajuar...

    Përgjigju
  • Delinquenti: 24/01/2022 23:03

    Nuk ke te drejte as per AZIL POLITIK o trapi lales se kto i mer vesh edhe SALI BERISHA

    Përgjigju
  • Turi: 24/01/2022 22:38

    O barbon i felliqur e bere lodren per ti hedhur hi syve njerezve , mendon se duke bere kete palacollek do shpetosh nga drejtesia ? Ne burg do vesh maskara muti

    Përgjigju
  • Niku: 24/01/2022 22:37

    Stili i Sali berishes ky per te akuzuar kundershtaret...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump